Kalo te përmbajtja
Logoja e Kryeqytetit Prishtina Kryeqyteti Prishtinae-Kabineti · Menaxhimi i projekteve dhe buxhetit
Privatësia Kushtet

Dokument publik

Kushtet e përdorimit të e-Kabinetit

Këto kushte rregullojnë përdorimin e platformës së Kryeqytetit për menaxhimin e projekteve, buxhetit, ekzekutimit, ndryshimeve, aprovimeve dhe raportimit drejtues.

Versioni
terms-2.0-2026-08-21
Në fuqi nga
21 gusht 2026
Ofruesi
Kryeqyteti Prishtina

Përmbajtja

  1. Qasja dhe llogaritë
  2. Të dhënat dhe raportimet
  3. Buxheti dhe vendimmarrja
  4. Siguria dhe auditimi
  5. Përgjegjësitë
  6. Ndryshimet

1. Qasja dhe llogaritë

e-Kabineti është platformë institucionale. Qasja u jepet vetëm personave të autorizuar sipas rolit dhe fushëveprimit të caktuar. Hyrja bëhet me email ose username dhe fjalëkalim.

Vetëregjistrimi krijon llogari në pritje. Llogaria nuk merr qasje në të dhëna derisa administratori ta aktivizojë dhe t’i caktojë rol e drejtori. Përdoruesi duhet t’i ruajë kredencialet dhe të raportojë menjëherë çdo dyshim për keqpërdorim.

2. Projektet dhe raportimet

Përdoruesi është përgjegjës për saktësinë, plotësinë dhe aktualitetin e projekteve, progresit, detyrave, rreziqeve dhe dokumenteve që regjistron. Raportimet e publikuara shfaqen në panelin drejtues në kohë reale.

Nuk lejohet regjistrimi i informacionit të rremë, manipulimi i progresit, ngarkimi i skedarëve keqdashës ose përdorimi i të dhënave jashtë përgjegjësive zyrtare.

3. Buxheti, ekzekutimi dhe vendimmarrja

Alokimet, zotimet, rezervimet, shpenzimet dhe ndryshimet buxhetore regjistrohen vetëm nga rolet e autorizuara dhe brenda scope-it përkatës. Sistemi kontrollon shumën në dispozicion dhe ruan lidhjen me projektin e dokumentet mbështetëse.

Aprovimet dhe refuzimet duhet të pasqyrojnë vendimin real institucional. Sistemi ruan aktorin, kohën, arsyen dhe fazën e workflow-t; veprimet e përfunduara nuk duhet të ndryshohen jashtë procedurës së autorizuar.

4. Siguria, dokumentet dhe auditimi

Qasja zbatohet sipas roleve dhe drejtorive. Dokumentet ruhen jashtë dosjes publike, kontrollohen për lloj e madhësi dhe bëhen të shkarkueshme vetëm pas statusit të lejuar të skanimit.

Hyrjet, ndryshimet, aprovimet, shkarkimet dhe problemet teknike regjistrohen me correlation ID. Administratorët mund t’i monitorojnë log-et në kohë reale, por nuk duhet t’i përdorin për qëllime jashtë administrimit dhe sigurisë.

5. Përdorimi i lejuar dhe përgjegjësitë

Ndalohet tentativa për qasje jashtë rolit, ndërhyrja në llogaritë e të tjerëve, anashkalimi i kontrolleve, fshirja e gjurmëve, automatizimi pa autorizim dhe shpërndarja e informacionit të brendshëm te persona të paautorizuar.

Kryeqyteti mund ta kufizojë ose çaktivizojë një llogari për siguri, hetim apo ndryshim të përgjegjësisë zyrtare. Mirëmbajtja teknike mund të shkaktojë ndërprerje të përkohshme; regjistri i ruajtur në sistem mbetet burimi zyrtar.

6. Njoftimet dhe ndryshimet e kushteve

Platforma mund të dërgojë njoftime institucionale përmes Microsoft Graph. Dështimi teknik i një emaili nuk e anulon një veprim të ruajtur në sistem.

Kushtet mund të përditësohen për shkak të ndryshimeve ligjore, procedurale, të sigurisë ose funksionale. Versioni dhe data e hyrjes në fuqi publikohen në këtë faqe.

e-Kabineti · Kryeqyteti · Prishtina

Privatësia · Kushtet e përdorimit